Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
Thirrja e dhjetë e Programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master), të ofruar nga një institucion i arsimit të lartë.
Kompensim financiar dhe program i posaçëm trajnimi nga ASPA
Praktikantët do të përfitojnë trajtim ushqimor në formën e kompensimit financiar dhe do të ndjekin një program të posaçëm trajnimi nga ASPA. Zhvillimi i praktikës së punës do të ofrojë një përvojë pune të integruar dhe në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, që do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.
Çfarë nevojitet për aplikimin tuaj?
Aplikimi kryhet vetëm online, përmes platformës zyrtare: https://praktika.riniafemijet.gov.al. Pasi të informoheni gjerësisht rreth programit dhe pas konsultimit të profileve të kërkuara, mund të vijoni me plotësimin e formularit të aplikimit.