Çfarë është praktika e punës?

Praktika e punës është përvoja profesionale, e cila u ofron të rinjve mundësi për të fituar dije të rëndësishme dhe aftësi në fusha, që lidhen me formimin e tyre akademik. Praktika e punës duhet të ketë objektiva të qarta, në përputhje me qëllimet dhe interesat e të rinjve, për t’i mundësuar atyre kalimin e suksesshëm, nga universiteti drejt tregut të punës.

Bora Muzhaqi

Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Nise dhe ti karrierën tënde me ne! Ftojmë të gjithë të rinjtë e moshës 21- 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar studimet e nivelit Bachelor, ti bashkohen Thirrjes Tetë të Programit Kombëtar te Praktikave të...

Gersi Hoxha

Praktikant i Thirrjes VII Pas përfundimit me sukses të praktikës tre mujore pranë Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, punësuar si Specialist në Sektorin e Projekteve Rinore, pranë Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Klevisa Alliu

Praktikante Thirrjes VII Pas përfundimit me sukses të praktikës tre mujore pranë Ministrisë së Drejtësisë, e punësuar me kontratë një vjeçare si Specialiste në Sektorin e Monitorimit të Profesioneve të Lira.

Admir Iseberi

Praktikant i Thirrjes VII Pas përfundimit me sukses të praktikës tre mujore pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i punësuar me kontratë një vjeçare si Specialist Buxheti në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar.

Donald Xhoxhaj

Praktikant i Thirrjes VII Pas përfundimit me sukses të praktikës tre mujore pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, i punësuar me kontratë një vjeçare si Specialist në Drejtorinë e Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës.

Kostandina Selfo

Praktikante Thirrjes VII Pas përfundimit me sukses të praktikës tre mujore pranë Ministrisë së Drejtësisë, e punësuar me kontratë një vjeçare si Specialiste në Sektorin e Monitorimit të Profesioneve të Tjera të Lira.

Sidorela Kamberi

Praktikante e Thirrjes VI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Specialiste ligjore në Ministrinë e Drejtësisë “U sugjeroj të gjithë të rinjve të bëhen pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës pasi eksperienca e fituar është një vlerë e shtuar për...

Skëndërbe Sadikaj

Praktikant i Thirrjes VI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Specialist në Departamentin Rregullator dhe të Përputhshmërisë në Kryeministri. “Kjo eksperiencë të jep mundësi për kontakte të reja në tregun e punës.”

Harold Koxha

Praktikant i Thirrjes I të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës Specialist në organizatën jofitimprurëse “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare”. “Ka qenë një eksperiencë tepër domethënëse sepse ishte hera e parë që u prezantova me një mjedis pune dhe me...

Këshilla për të patur sukses

Mundësitë e të mësuarit nëpërmjet përvojës, përfshirë këtu praktikën e punës, janë elemente kyçe për të eksploruar mundësitë e karrierës dhe të krijimit të kontakteve. ‘Ajo çka merret nga një përvojë varet, të paktën pjesërisht, nga ajo që ti jep!’ Disa këshilla se si...

Përfundime

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës përfaqëson një mundësi konkrete për të rinjtë profesionistë që synojnë të ndërmarrin hapat e parë drejt ndërtimit të një karriere në administratën publike. Gjatë periudhës së praktikës, pjesëmarrësit përfshihen në një përvojë pune të drejtpërdrejtë dhe të strukturuar, e cila u mundëson të zhvillojnë aftësi profesionale dhe të përvetësojnë shprehi praktike të aplikueshme në çdo mjedis pune.

Marrëdhëniet profesionale të krijuara dhe përvoja e fituar shërbejnë si bazë e qëndrueshme për orientimin drejt një angazhimi të mëtejshëm profesional. Në një treg pune gjithnjë e më konkurrues, pjesëmarrja në këtë program jo vetëm lehtëson kalimin nga arsimi në punësim, por vlerësohet dhe njihet si përvojë pune në proceset e rekrutimit në institucionet publike.

*Material informues mbi rëndësinë e hartimit të një jetëshkrimi dhe letre motivimi efektive si pjesë e procesit të përgatitjes për tregun e punës.
Jetëshkrimi dhe letra e motivimit – Aftësi për punësim
Autori: Z. Xhafer Rakipllari
Kliko këtu.