Thirrja e Dhjetë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, shpall thirrjen e dhjetë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore dhe Institucionet Publike të Pavarura.
Zgjidh institucionin në qytetin ku ti jeton, dhe bëhu pjesë e Programit, për të fituar eksperiencën e dëshiruar të punës!
PËRSE TË APLIKONI
- Programi Kombëtar i Praktikave të Punës synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre praktike, në njohje me sistemin administrativ publik.
- Gjatë periudhës 3-mujore të praktikës, do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet publike përkatëse, në përputhje me një plan pune të përcaktuar dhe nën udhëheqjen e një mbikëqyrësi të caktuar nga institucioni pritës. Në këtë periudhë, do të ndiqni gjithashtu një program të posaçëm trajnimi, të zhvilluar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, i cili do të përfshihet në vlerësimin përfundimtar.
- Pas përfundimit me sukses të Thirrjes Dhjetë të Programit, do të pajiseni me certifikatë të lëshuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike.
- Deri në 250 praktikantë mund të përzgjidhen për punësim me kontratë pune 1-vjeçare, nga të cilët deri në 200 në institucionet e administratës shtetërore dhe deri në 50 në institucione të tjera publike. Përzgjedhja bëhet nga institucionet pritëse, bazuar në vlerësimin e performancës së praktikantëve gjatë praktikës.
SI TË APLIKONI
Aplikimi realizohet vetëm online, përmes platformës zyrtare:
praktika.riniafemijet.gov.al
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Jetëshkrimi (CV);
– Letra e motivimit.
- Pasi të informoheni gjerësisht rreth programit dhe pas konsultimit të profileve të kërkuara, mund të vijoni me plotësimin e formularit të aplikimit.
- Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 29 vjeç, të diplomuar në ciklin e parë (Bachelor) apo ciklin e dytë (Master) të studimeve, të cilët nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme dhe nuk kanë qenë të punësuar më parë në administratën publike, me përjashtim të punësimit si punonjës administrativ.
- Praktika tremujore njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.
- Njoftimi i fituesve do të bëhet nëpërmjet adresës elektronike të deklaruar në aplikim.
VËMENDJE: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen!
KUJDES: Aplikoni vetëm njëherë që aplikimi juaj të konsiderohet i suksesshëm. Aplikimet e përsëritura nga i njëjti individ do të quhen të pavlefshme.
Pyetje të shpeshta
PROGRAMI SHKURTIMISHT
Faza e parë e programit: Praktika do të zgjasë tre muaj dhe do të zhvillohet përgjatë periudhës shtator 2025 – dhjetor 2025, me angazhim 6 orë në ditë, nga e hëna në të premte.
Aplikimi është i mundur vetëm online në faqen: praktika.riniafemijet.gov.al
Hapja e Thirrjes: 27 Qershor 2025 dhe përfundon në 10 Gusht 2025 (45 ditë kalendarike).
Dokumentet e nevojshëm për aplikim: Jetëshkrimi (CV), Letër motivimi.
Fillimi i praktikës: Shtator 2025.
PËRSE TË APLIKONI
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre praktike, në njohje me sistemin administrativ publik.
Gjatë periudhës 3-mujore të praktikës, do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet publike përkatëse, në përputhje me një plan pune të përcaktuar dhe nën udhëheqjen e një mbikëqyrësi të caktuar nga institucioni pritës. Në këtë periudhë, do të ndiqni gjithashtu një program të posaçëm trajnimi, të zhvilluar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, i cili do të përfshihet në vlerësimin përfundimtar.
Pas përfundimit me sukses të Thirrjes Dhjetë të Programit, do të pajiseni me certifikatë të lëshuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike.
Deri në 250 praktikantë mund të përzgjidhen për punësim me kontratë pune 1-vjeçare, nga të cilët deri në 200 në institucionet e administratës shtetërore dhe deri në 50 në institucione të tjera publike. Përzgjedhja bëhet nga institucionet pritëse, bazuar në vlerësimin e performancës së praktikantëve gjatë praktikës.
SI TË APLIKONI
- Aplikimi realizohet në seksionin “Aplikmi” gjatë periudhës Qershor – Gusht 2025.
- Përpara kryerjes së aplikimit, është e domosdoshme të konsultohen profilet studimore të kërkuara nga çdo institucion, si dhe qytetet përkatëse ku do të zhvillohet praktika.
- Përzgjedhja e kandidatëve kryhet nga institucionet për të cilat është bërë aplikimi, bazuar në metodologjinë e Programit.
- Njoftimi i fituesve do të bëhet nëpërmjet adresës elektronike të deklaruar në aplikim.
Kujdes: Aplikoni vetëm njëherë që aplikimi juaj të konsiderohet i suksesshëm. Aplikimet e përsëritura nga i njëjti individ do të quhen të pavlefshme.
Vëmendje: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen!
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 29 vjeç, të diplomuar në ciklin e parë (Bachelor) apo ciklin e dytë (Master) të studimeve, të cilët nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme dhe nuk kanë qenë të punësuar më parë në administratën publike, me përjashtim të punësimit si punonjës administrativ.
Qëllimi i vërtetë është eksperienca e punës!
Zhvillimi i praktikës së punës njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.