Ministria e Mbrojtjes kërkon gjithsej (26) praktikantë sipas ndarjes:
Aparati (Tiranë) kërkon (4) praktikantë me profile studimi:
- (2) Shkenca Kompjuterike/ Informatikë/ Elektronikë/ IT/ Telekomunikacion;
 - (2) Juridik/ Shkenca Ekonomike/ Shkenca Inxhinierike.
 
Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit (Tiranë) kërkon (10) praktikantë me profile studimi:
- (10) Shkenca kompjuterike/ Inxhinieri Informatike/ Inxhinieri Elektronikë/ Telekomunikacion.
 
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (Tiranë) kërkon (3) praktikantë me profil studimi:
- (3) Inxhinieri Ndërtimi/ Shkenca Juridike.
 
Arkivi Qendror në Veprim i Forcave të Armatosura (Tiranë) kërkon (3) praktikantë me profil studimi:
- (3) Histori/ Arkivistikë.
 
Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake (Tiranë) kërkon (4) praktikantë me profile studimi:
- (4) Inxhinieri Ndërtimi/ Inxhinieri Gjeodezi/ Arkitekturë.
 
Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes dhe Muzeu i Forcave të Armatosura (Tiranë) kërkon (2) praktikantë me profile studimi:
- (1) Histori;
 - (1) Gazetari/ Letërsi.