Zbulo veten tënde, bëhu pjesë e diçkaje më të madhe!
Jepi vetes mundësinë të përfitosh përvojë pune pranë institucioneve publike dhe private.
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
Thirrja e shtatë e Programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme.
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
Thirrja e shtatë e Programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.
Qëllimi i vërtetë është përvoja e punës
Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.
Çfarë nevojitet për aplikimin tuaj?
Pasi të informoheni gjerësisht rreth programit dhe pas konsultimit të profileve të kërkuara, mund të vijoni me plotësimin e formularit të aplikimit.