Rreth Programit Kombëtar të Praktikave të Punës
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, shpall thirrjen e tetë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore, Njësitë e Vetqeverisjes Vendore, Institucione Publike të Pavarura dhe Institucione të tjera private.
Zgjidh institucionin në qytetin ku ti jeton, dhe bëhu pjesë e Programit, për të fituar eksperiencën e dëshiruar të punës!
NJOFTIM! SHTYHET AFATI PËR APLIKIM DERI MË DATË 5 KORRIK 2023
PËRSE TË APLIKONI
- Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private.
- Gjatë fazës së parë të këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre – mujor, të drejtuar nga një mbikqyrës.
- Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit do të pajiseni me çertifikatë të lëshuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike.
- Institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1 vjeçare, duke u bazuar tek performanca e vlerësimit të praktikantëve si dhe nevojave të secilit institucion.
SI TË APLIKONI
Vëmendje: Vetëm fituesit do të lajmërohen!
Kujdes: Aplikoni vetëm njëherë që aplikimi juaj të konsiderohet i suksesshëm. Aplikimet e përsëritura nga i njëjti individ do të quhen të pavlefshme.
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.
Qëllimi i vërtetë është eksperienca e punës!
Zhvillimi i praktikës së punës njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe të tjerë. Praktika është pa pagesë.
Pyetje të shpeshta
PROGRAMI SHKURTIMISHT
Faza e parë e programit : Praktika do të zgjasë tre muaj e do të zhvillohet përgjatë periudhës shtator 2023 – dhjetor 2023
Aplikimi është i mundur në faqen: https://praktika.riniafemijet.gov.al/
Hapja e Thirrjes: 1 Qershor dhe përfundon në 30 Qershor. NJOFTIM! SHTYHET AFATI PËR APLIKIM DERI MË DATË 5 KORRIK 2023
Dokumentet e nevojshëm për aplikim: CV, Letër motivimi
Fillimi i praktikës: Shtator 2023
PËRSE TË APLIKONI
- Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me administratën, në sektorin publik dhe atë jopublik.
- Gjatë fazës së parë të këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre – mujor, të drejtuar nga një mbikqyrës.
- Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit do të pajiseni me çertifikatë të lëshuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike.
- Institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1 vjeçare, duke u bazuar tek performanca e vlerësimit të praktikantëve si dhe nevojave të secilit institucion.
SI TË APLIKONI
- Aplikimi duhet të kryhet në opsionin “Aplikoni” brenda Qershorit 2023. NJOFTIM! SHTYHET AFATI PËR APLIKIM DERI MË DATË 5 KORRIK 2023
- Përpara se të aplikoni, kontrolloni profilet e kërkuara studimore nga secili institucion dhe qytetet respektive, ku do të zhvillohet praktika.
- Kujdes: APLIKONI VETËM NJËHERË QË APLIKIMI JUAJ TË KONSIDEROHET I SUKSESSHËM. APLIKIMET E PËRSËRITURA NGA I NJËJTI INDIVID DO TË QUHEN TË PAVLEFSHME.
- Përzgjedhja do të kryhet nga institucionet për të cilat është kryer aplikimi, bazuar në metodologjinë e Programit.
- Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike.
Vëmendje: Vetëm fituesit do të lajmërohen!
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve
“Bachelor”.
Qëllimi i vërtetë është eksperienca e punës!
Zhvillimi i praktikës së punës njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe të tjerë. Praktika është pa pagesë.